Zjarr në një pallat në Tiranë, lëndohet një grua dhe një i mitur

Një grua dhe një i mitur janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një pallat në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur sot (31.12. 2022) rreth orës 07:50.
“Një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit. Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësorë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, informoi Policia./21Media

Back to top button