Të paktën 10 njerëz kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar rëndë dje nga një zjarr në një spital që trajton pacientë me koronavirus në Rumani.

Zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit publik në qytetin veri-lindor të Piatra Neamt, transmeton rtv21.tv.

Një mjek që u përpoq të shpëtonte pacientët thuhet se ishte në një gjendje kritike pasi pësoi djegie serioze.

Ministri i Shëndetësisë i Rumanisë, Nelu Tataru tha për mediat vendore se zjarri ” ka mundësi të jetë shkaktuar nga një lidhje e shkurtër”.

Tetë prej viktimave thuhet se vdiqën në dhomën ku shpërtheu zjarri në katin e dytë dhe dy të tjerë, në një dhomë pranë tij. Të gjithë kanë qenë duke marrë trajtim për koronavirus, shumë prej tyre në ventilator.

Zjarri besohet se u përhap më shpejt pasi morri oksigjen nga pajisjet e përdoruara për pacientët e intubuar./21Media