Një zjarr ka shpërthyer sot në qendrën ku strehohen emigrantët në Vranidoll të Prishtinës. Nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë zjarri është lokalizuar dhe lidhur me këtë rast një person do të intervistohet në stacionin e policisë.

“Sot në ora 04:48, policia është njoftuar për një zjarr në fshatin Vranidoll, në qendrën ku strehohen emigrantët. Zjarri është lokalizuar, policia po e trajton rastin, në këto momente një person do të intervistohet në SP ‘Veriu’ në Prishtinë”, ka thënë Krasniqi./21Media