Zjarr në Skenderaj, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën Llaushë të Skenderajt, si pasojë e zjarrit.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili tha se mbetet të përcaktohet se cili ka qenë shkaku i zjarrit.

“Rasti ka ndodhur. Prokurorja e rastit ka dal në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës me vendim është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Preteni./21Media

Back to top button