Apelohen organet përgjegjëse

Apelohen organet përgjegjëse

Në Mushtisht, Budakovë dhe Semetisht ka zjarre aktive të cilat po shkaktojnë dëme kolosale. Kështu ka thënë i pari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” u ka bërë thirrje organeve përgjegjëse dhe qytetarëve për kujdes.

“Apeloj tek të gjitha organet përgjegjëse e poashtu edhe tek qytetarët që të kenë kujdes”, ka thënë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Policia e Kosovës më 8 mars ka apeluar tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to./21Media