Zjarre në Spanjë, evakuohen 2 mijë banorë

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se kanë arritur të vënë nën kontrollin zjarrin e madh

Me qindra zjarrfikës u angazhuan për të shuar zjarrin, i cili kaploi parkun natyror Donana në jugperëndim të Spanjës. Autoritetet me këtë rast dhanë urdhër për evakuimin e mbi 2 mijë banorëve nga rajonet e rrezikuara.

Megjithatë, zyrtarët njoftuan se zjarri sot është vënë nën kontroll dhe se nuk ka pasur të lënduar. Zjarri shpërtheu në natën mes të shtunës dhe të dielës dhe nuk ishte nën kontroll deri sot në mëngjes. Presidentja e Andaluzisë, Suzana Dijas, deklaroi se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por shtoi se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë shkaktuar nga faktori njeri, shkruan rtv21.tv

Përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarret u penguan nga era dhe temperaturat e larta, të cilat po mbretërojnë në rajonet e goditura./21Media

Back to top button