Zjarret në Hawaii, Kurti: Kosova qëndron me SHBA-në në këto kohë sfiduese

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i trishtuar me zjarret e mëdha që kanë kapluar ishujt në Hawaii, duke thënë se Kosova qëndron me të prekurit dhe Shtetet e Bashkuara, përderisa po përballen me katastrofën natyrore.
“Shumë i trishtuar nga zjarret shkatërruese në Hawaii. Mendimet tona të përzemërta janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetet përballë kësaj fatkeqësie natyrore. Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-në në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, ka shkruar Kurti në një postim në Twitter.
Deri më tani, në Maui, njërin ndër ishujt më të prekur, janë konfirmuar 80 jetë të humbura njerëzish, si pasojë e zjarreve. Kërkimet për të tjerë viktima ende po vazhdojnë. /21Media