Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve shtetërore, duke kërkuar të drejtat e tyre të garantuara me ligjet në fuqi. Në këtë letër zjarrfikësit kanë adresuar në sërë kërkesash, të cilat sipas tyre do të ndikonin në përmirësimin e kushteve të punës dhe paga dinjitoze.

“Të nderuar përfaqesues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregulloni qeshtjen e pa zgjedhur te Zjarrfiksëve, por e neglizhuat dhe heshtet pakuptimtë, asnjehere nuk i dhatë prioritet dhe rëndesi shërbimit, kesaj radhe ju kemi drejtuar që urgjentisht, Niveli Qendror dhe Lokal, ti harmonizoni qendrimet që më ne fund te bëhet zgjidhje për ketë kategori të punësuarëve, me qëllim qe ketë herë mos te heshtni, por të ngritni zërin dhe të jeni në përkrahjen e Sherbimit të Zjarrfiksëve, të drejtave te tyre të nëperkembura vite me radhë, t’i ndërpritni shkeljet, diskriminimet, përbuzjet, denigrimet dhe qka jo tjeter, prandaj edhe një herë kerkojm nga gjith ju, qe në vazhdimësi po na quani Heronj, ju lutem mos na quani Heronj, por kryeni obligimet dhe pergjigjesit qe keni para qytetarëve dhe institucioneve dhe të angazhoheni që qeshtja e zjarrfiksëve te rregullohet ashtu siq e meritojnë Shpëtimetarët dhe gjithashtu të jeni në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfiksëve, qdo investim në Shërbim te Zjarrfiksëve është investim ne Sigurinë e qytetarëve qe ju kan votuar dhe ju kan zgjedhur për të udhëheqë me Vendin.”, thuhet në reagimin e tyre.

Në fund ata potencuan se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të protestojnë.

“Shërbimi zjarrfikjes dhe shpetimit meriton tretman tjeter, misioni i zjarrfiksëve eshte shpëtimi i jetës së njeriut dhe te mirave materiale dhe kështu nuk e arsyeton qellimin e themelimit.

Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta t’i kërkojmë ne forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfiksëve në rrugë, por në shërbim te qytetareve, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do ti bartni ju.”, thuhet mes tjerash në reagimin e Zjarrfikësve./21Media