Zjarri në Tetovë, tre persona janë asfiksuar, një dyshohet për frakturë të gjurit

Mjeku Gazmend Ibishi nga Ndihma e Shpejtë njoftoi se të lënduarit nga zjarri në fabrikën në Tetovë janë në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetë.
Ibishi theksoi se ka tre persona të cilët janë asfiksuar nga tymi ndërkaq një person dyshohet se ka frakturë të gjurit.

“Deri tani kemi pasur tre raste me asfiksim, që kanë humbur pak oksigjenin në terren. Nuk kanë qenë në gjendje të rëndë, vetëm i kemi transportuar deri në repartin e internos, kanë marrë ndihmë. Kanë qenë civil që kanë dhënë ndihmë vullnetare dhe një me lëndim që është lënduar me këto mjetet e transportit, është transportuar në ortopedi, dyshohet për thyerje të gjurit”, deklaroi Ibishi.


Hekuran Xheladini është dëshmitar nga momentet e para të djegies së fabrikës për prodhimin e materialeve të ndërtimit në Tetovë.
Ai tha se që nga ora 09:15 ka qenë prezent dhe ka ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Xheladini tha se që në momentin e parë ka parë që janë djegur stiroporët, duke shtuar se të gjithë të pranishmit kanë tentuar që ta shuajnë zjarrin por që ka qenë e pamundur./TV21

Back to top button