Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar për zgjatje të kontratës një vjeçare me AC Milan.

Sulmuesi suedez 38-vjeçar shënoi 11 gola në të gjitha garat pasi u kthye në Milano në janar, përcjell portali rtv21.tv

Ibrahimovic, i cili nënshkroi për herë të parë për klubin në 2010 dhe fitoi një titull në Serie A atë sezon, rinisi trajnimin para-sezonal me shokët e tij të hënën.

Ai më parë ishte paraqitur për rivalët e Serie A Juventus dhe Inter dhe luajti për Paris St-Germain, Manchester United dhe LA Galaxy./21Media