Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se nesër do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës. Sipas
KRU “Prishtina, intervenimi do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit dhe disa zona të Prishtinës do të mbesin pa ujë.

“Intervenimi në vazhdimin e riparimit  të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit. Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit: Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin:  Graçanica, Prishtina në këto zona ( Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi. Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin : Hajvalia, Çagllavica dhe Miradi”, thuhet në njoftim./21Media