Bashkëshkortja e presidentit ukrainas, Olena Zelenska ka rezultuar pozitive më Covid-19.

Zyra e presidentit Volodomyr Zelenskiy njoftuan se ai do të anulojë të gjitha takimet, udhëtimet dhe ngjarjet e tjera, si dhe do të evitojë kontaktin me ekipin e tij të afërt.

Zelenskiy ka rezultuar negativ ndaj testit për koronavirus dhe tani do të vazhdojë testimin ditor dhe kontrollet tjera mjekësore.

Olena njoftoi përmes Facebook-ut se rezultati pozitiv i testit e zuri në befasi.

Sot, unë pranova rezultatin pozitiv të testit për koronavirus. Lajm i papritur, sidomos duke konsideruar se familja ime dhe unë kemi zbatuar të gjitha rregullat”, tha zonja e parë.

Deri më tani në Ukrainë janë konfirmuar mbi 31 mijë raste me koronavirus, 13 mijë e 976 persona janë shëruar, ndërsa kanë vdekur mbi 890 persona./21Media