Zonja e Parë e Ukrainës thotë se dhënia e territorit Rusisë nuk do t’i japë fund luftës

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska tha se dhënia e territorit Rusisë do të ishte “pranim i një lirie” dhe nuk do t’i jepte fund luftës.
“Ukrainasit nuk mund t’i pranojnë normalisht të gjitha ato deklarata që ne po dëgjojmë ndonjëherë nga liderët e vendeve – në disa raste liderët e vendeve të mëdha dhe me ndikim. Ju nuk mund të pranoni vetëm pjesë të territorit tuaj, është si të pranoni një liri”, tha Zelenska gjatë një interviste me ABC News të enjten.
Ajo përsëriti qëndrimin e bashkëshortit të saj se rajoni i Donbasit – ku Rusia tani ka përqendruar ofensivën e saj – do të jetë sërish ukrainas.
Dështimet e Rusisë për të pushtuar Kievin dhe rajonet e tjera qendrore të Ukrainës në muajt e parë të luftës, e kanë bërë Donbasin në qendër të ambicieve ushtarake të Putinit, shkruan CNN./21Media

Back to top button