Me formën aktuale të luhatshme, Juventus do të kërkojë t’i rikthehet fitoreve, ku do të zhvillojë sot ndeshje kundër skuadrës së Spezias, me qëllim për të arkëtuar tre pikë të plota, për të qëndruar në garë për titullin e 10-të radhazi në Serie A.

Skuadra e Andrea Pirlos është 10-të pikë larg liderit të tabelës, Inter, ku në xhiron e fundit barazuan 1:1 me Hellas Veronan. Kurse, Spezia rikthehet nga barazimi me Parman, me rezultat 2:2.

Pas 23 xhirove, Juventus gjendet në pozitën e tretë, me 13 fitore, shtatë barazime dhe tre humbje, duke arkëtuar 46 pikë.

Në anën tjetër, skuadra e Spezias pas hyrjes në Serie A, këtë sezon ka arritur deri tani të regjistrojë gjashtë fitore, shtatë barazime dhe 11-të humbje, kështu duke u pozicionuar në vendin e 14-të, me gjithsej 25 pikë.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Juventus (4-4-2): Szczesny; Danilo, Demiral, de Ligt, Sandro; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Ramsey; Kulusevski, Ronaldo.

Spezia (4-3-3): Provedel; Vignali, Terzi, Erlic, Bastoni; Estevez, Ricci, Maggiore; Agudelo, Nzola, Gyasi.

20:45 Juventus (3) – Spezia (14) (Stadiumi Allianz).