ZRRE: Kushtetuesja ka refuzuar ankesën e PDK-së, vendimet tona për liberalizim të tregut të ligjshme

Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë të ditur se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur të papranueshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Përmes një komunikate, Zyra e Rregullatorit për Energji njofton se ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të saj dhe procesit të liberalizimit të tregut të energjisë.

Sipas ZRRE-së, ky proces synon krijimin e një tregu konkurrues, transparent dhe efikas në interes të konsumatorëve.

“Lidhur me Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. Ref.: RK2990/26, të datës 23 mars 2026, në rastin KI252/25, parashtrues Partia Demokratike e Kosovës, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) informon opinionin publik se Gjykata Kushtetuese ka shpallur kërkesën e parashtruesit të papranueshme. Ky vendim konfirmon ligjshmërinë e vendimeve të ZRRE-së dhe të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë. ZRRE vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore përkatëse. Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Back to top button