Parlamenti Katalunas ka vendosur ta injoroj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Parlamenti Katalunas ka vendosur ta injoroj vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Zvicra neutrale është e gatshme të sigurojë platformën për dialog ndërmjet qeverisë spanjolle dhe Katalonisë në lidhje me ndarjen e tyre rreth pavarësisë së këtij rajoni, njoftoi sot televizioni shtetëror zviceran RTS.

Televizioni, duke u thirrur në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës, njoftoi se autoritetet e këtij vendi janë në kontakt me të dyja vendet dhe po shqyrtojnë të gjitha kërkesat për ndërmjetësim.

Ndryshe, Parlamenti Katalunas ka vendosur ta injoroj vendimin e Gjykatës Kushtetuese se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Katalunisë te hënën nga Spanja është e kundërligjshme.

Parlamenti ka vendosur që të hënën Katalunia të shpallë pavarësinë e saj nga Spanja./21Media