Ai është gjobitur me 3.700 euro për shkak të pëlqimit në Facebook

Ai është gjobitur me 3.700 euro për shkak të pëlqimit në Facebook

Një zviceran është dënuar me të holla për shkak të një pëlqimi që i kishte bërë një kritike të kryetarit të një shoqate.

Kjo është hera e parë që në Zvicër është dënuar dikush për shkak të pëlqimit.

Sipas vendimit të një gjykate në Cyrih, 45-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u dënua pasi vendosi “like” në komentet në Facebook, ku Ervin Kesler, kryetar i shoqatës së kundërshtarëve të fermave blegtorale dhe thertoreve, pa fakte është quajtur “racist, fashist dhe anti-semit”.

Ai është dënuar me 4.000 franga (3.700 euro) dhe ka të drejtë ankese në gjykatën kantonale në Cyrih.