​Zyba i jep dritën e gjelbër Osijekut

Siç bëhet e ditur nga mediumi kroat “Germanijak.hr”, skuadra e Osijek veçse e ka gjetur synimin e parë për merkaton dimërore të transferimeve.

Ylli i Ballkanit, Qëndrim Zyba ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Osijek me paraqitjet e tij kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Konferencës.

Që atëherë ka pasur spekulime se Zyba mund t’i bashkohet kampionatit kroat, dhe të ndjek rrugën e Zoran Zekic, i cili u rikthye nga Shqipëria te Osijek.

Sipas mediumit kroat, Zyba i ka dhënë dritën e gjelbër transferimit te Osijek, ndërsa ka mbetur vetëm akordi mes klubeve për tarifën e transferimit.

Zyba u transferua te Ballkani nga Prishtina vitin e kaluar, ndërsa ka arritur të bëjë 25 paraqitje deri tani për kampionin kosovar, dhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet me klubin në Ligën e Konferencës.

Back to top button