Më 26 prill të vitit 1998 në Drenoc të Rahovecit doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në shenjë nderimi të kësaj dite, futbollisti Erzen Zyberaj do të realizojë një vrapim 63 km nga Prishtina në Drenoc.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

”Përjetësisht do të jemi krenar dhe mirënjohës për këto tri shkronja të arta “UÇK””, ka shkruar Zyberaj në Facebook./21Media

Njëzet e tre vite më parë më 26 prill 1998 në
vendlindjen time në Drenoc të Rahovecit
doli për herë të parë publikisht…

Posted by Erzen Zyberaj on Sunday, April 25, 2021