Naser Zyberi është kandidati për kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut i propozuar nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Emrin e Zyberit BDI e shpalosi në konventën e parë promovuese të kandidatëve për deputet të cilën e nisi nga Prespa.

Ahmeti tha se hap pas hapi i kanë realizuar të gjitha premtimet dhe se kjo është koha e duhur për kryeministër shqiptar.

Kandidati për kryeministër shqiptar Naser Zyberi në fjalimin e tij tha se ai nuk do t’a kishte pranuar këtë ofertë po të mos ishte i bindur se ky është një projekt kombëtar.

“I thash po kandidaturës sepse kjo ide është më e madhe se sa unë, kjo ide është më e madhe se sa BDI-ja. Unë nuk do t’a kisha pranuar këtë sikur mos të bindesha se ky është një projekt kombëtar. Sikur mos të bindesha se përmes kësaj ideje do t’a faktorizojmë popullin shqiptar në Republikën e Maqedonisë”, tha Naser Zyberi, kandidat për Kryeministër.

Ndryshe Naser Zyberi ka qenë  deputetët në kuvendin e Maqedonisë si anëtar i Partisë për Prosperitet Demokratik. Ka lindur në vitin 1961 në Laskarcë të Shkupit. Me profesion është jurist ndërsa ka qenë edhe Ministër i Punës dhe Politikës Sociale./TV21