Kandidati për kryeministër shqiptar nga radhët e BDI-së, Naser Zyberi, sot nga Krusheva i ftoi të gjithë komunitetet në vend për të votuar për një shpresë të re.

Zyberi shtoi se lufta kundër këtij sistemi, lufta për çlirim nga ky dypolësh është demokratike, paqësore dhe jo e dhunshme.

“Një luftë e ftohtë politike, ku askush nuk mund të fitojë, por një gjë është e sigurt, qytetarët gjithmonë kanë humbur dhe ne jemi akoma të mbërthyer në këtë sistem të vjetruar politik, i cili i shërben vetëm vetes dhe partive politike, i cili bazohet në ndarje dhe urrejtje, lufta kundër këtij sistemi, lufta për çlirim nga ky dypolësh është demokratike, paqësore dhe jo e dhunshme. Thjesht duhet të përdorim të drejtën tonë themelore për të votuar – edhe pse partitë e vjetra maqedonase e rrezikojnë edhe këtë”, deklaroi kandidati për kryeministër në Maqedoninë e Veriut Naser Zyberi./21Media