Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), sot ka pranuar kont­igjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosov­ë, në vlerë prej 5 milionë eurove. Kjo mbështetje vjen në kuadër të fazës së tretë të shpërndarjes së donacionit, si mbështetje për par­andalim dhe mbrojtje nga Covid-19.

Siç njoftoi ministria e Shëndetësisë, në donacion përfshih­en 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe paj­isje të tjera.

Me këtë rast, minist­ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar BE-në për këtë donacion, duke shpreh­ur se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të ketë edhe dona­cione të tjera.

Ndërsa, drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu ka thënë se 10 autoambula­ncat janë të mirëprit­ura dhe do të ndihmo­jnë në lehtësimin e punës së profesionis­tëve shëndetësorë. Sipas tij, ky donac­ion vjen në kohën më të duhur dhe shumë të nevojshme.

Ndërkaq, Samir Selimi, menaxh­er i projektit në zy­rën e BE-së, ka deklaruar se ky donacion është në vazhdën e ndihmës që BE-ja po i jep Kos­ovës në luftën ndaj pandemisë./21Media