Raporti i vlerësimit të sistemit gjyqësor në Kosovë

Raporti i vlerësimit të sistemit gjyqësor në Kosovë

Zyrat e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës në Kosovë prezantuan “Raportin e vlerësimit të sistemit gjyqësor në Kosovë”, të punuar nga Komisioni për Efikasitet në Drejtësi.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova tha me këtë rast se njerëzit në Kosovë presin që të ketë gjyqësor kualitativ si dhe sundim të ligjit që u shërben atyre.

Apostolova tha se kanë ndodhur reforma në këtë sektor përgjatë këtyre 10 viteve me mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë. Duke nënvizuar se ka ende nevojë për reforma, ajo tha se planifikimi i këtyre reformave kërkon një kuptim të mirë të detyrave nga autoritetet e Kosovës.