Me gjithë këtë krizë shëndetësore që po ndodh në botë, numri i njerëzve që punojnë nga shtëpia po rritet me shpejtësi. Por, këtu është gjëja të kalosh kaq shumë kohë në shtëpi, ndonjëherë mund t’i shtyjë njerëzit pak në çmenduri. Për fat të mirë, kjo studio norvegjeze e dizajnit “Livit” doli me një ide inovative për të ndihmuar ata që punojnë nga shtëpia të kalojnë më shumë kohë afër natyrës.

Kjo kompani krijoi një zyre kasolle të shkëputur që lejon njerëzit të izolohen dhe të punojnë afër natyrës pa lënë shtëpitë e tyre, transmeton rtv21.tv.

Shkenca tregon se të rrethuarit nga bimët, pemët dhe natyra përmirëson shëndetin mendor, produktivitetin dhe aftësitë e të mësuarit. Kjo është arsyeja pse kjo zyre është krijuar për tu vendosur në kopsht, në pyll ose në çdo mjedis frymëzues. Me një dritare të madhe në pjesën e përparme, është si të punosh jashtë.

Kjo zyre është mjaft i vogël, me vetëm 38 metra katrorë. Pavarësisht se sa e vogël është, pretendon ndërmarrja, kabina mund të përshtatet një shtrati me madhësi normale, kështu që lehtë mund të shndërrohet edhe në një dhomë të shkëputur./21Media