Alexandre Pato ka nënshkruar një marrëveshje një-vjeçare me Orlando Cityn pasi kaloi gjashtë muaj pa klub.

Ish sulmuesi i Milanit, Chelseat dhe Brazilit, Pato kishte përfunduar kontratën e tij me Sao Paulon reciprokisht gushtin e kaluar dhe kishte shpresuar për një kthim në Evropë.

Sidoqoftë, 31-vjeçari do të vazhdojë karrierën e tij në MLS me Orlandon.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer për të mirëpritur Paton në Orlando. Ai është një lojtar veteran i cili është paraqitur në disa nga klubet më të mira në të gjithë botën dhe ka një histori të provuar në nivelin ndërkombëtar”, tha nënkryetari ekzekutiv i Orlandos, Luiz Muzzi .

“Përvoja që Pato sjell me vete do të jetë e çmuar për klubin. Pato është një lojtar i kalibrit të lartë dhe ne jemi të ngazëllyer me ardhjen e tij”.

Pato ishte një nga lojtarët e rinj më të vlerësuar në futbollin botëror kur u largua nga Internacional drejt Milanit në vitin 2007, por karriera e tij ngeci për shkak të dëmtimeve.

Pas aventurave kryesisht të pasuksesshme në Corinthians, Sao Paulo, Chelsea dhe Villarreal ai u bashkua me Tianjin Tianhai në Super Ligën e Kinës ku kontribuoi me 30 gola në 47 ndeshje të Superligës Kineze.

Ai nuk arriti ta ruajë atë formë pasi u kthye në Sao Paulo në vitin 2019 me një kontratë tre-vjeçare.