Zyrtare: Dallku largohet nga FC Prishtina
16 Shtator 2020
Klubi i Prishtinës ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Armend Dallkun, i cili ishte trajner i këtij klubi.
Dallku, skuadrën e Prishtinës e ka udhëhequr në 35 ndeshje zyrtare (72% të suksesit, 23 fitore, 7 barazime dhe 5 humbje me goldallim 73:25) dhe është trajneri më i ri i klubit me trofeun e fituar të Kupës së Kosovës. /21Media