Zyrtare: Enver Hoxhaj kandidat për kryeministër nga PDK
23 Dhjetor 2020
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se Enver Hoxhaj do të jetë kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen brenda 40 ditësh.
“Hoxhaj përpos karrierës së tij akademike ka një përvojë të gjatë institucionale e politike, ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrshtetasit që sot nuk i kemi këtu, zotëri Kadri Veselin dhe Hashim Thacin. “, tha Uran Krasniqi nga PDK në një konferencë për media .
Hoxhaj aktualisht është edhe kryetar në detyrë i PDK-së./21Media