Zyrtare, Evertoni emëron trajnerin e ri

Evertoni ka zyrtarizuar emërimin e Sean Dyche si trajner i ri i ekipit pas shkarkimit të Frank Lampardit.
Dyche ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në qershor të vitit 2025 dhe do të debutojë ndeshjen kundër Arsenalit në “Goodison Park” të shtunën më 4 shkurt.
“Është një nder të bëhem trajner i Evertonit. Stafi im dhe unë jemi gati dhe të etur për të ndihmuar që ky klub i madh të kthehet në rrugën e duhur. Unë e di për bazën e pasionuar të tifozëve të Evertonit dhe sa i çmuar është ky klub për ta. Ne jemi gati të punojmë dhe të gatshëm t’u japim atyre atë që duan.”, tha Dyche pas nënshkrimit.
“Qëllimi ynë është të krijojmë një ekip që punon, që lufton dhe mban fanellën me krenari. Lidhja me fansat mund të rritet shumë shpejt, sepse ata janë shumë të pasionuar. Ka kualitet në këtë skuadër. Por ne duhet t’i bëjmë ata të shkëlqejnë. Kjo është puna ime dhe stafit tim.”, shtoi ai.
Evertoni renditet në pozitën e 19 me vetëm 15 pikë pas 20 ndeshjeve.

Back to top button