Skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja.

Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vjen nga ekipi durrsak i Teutës, ku u impenua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Për 26-vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tij profesionale, ku në vitin 2012 iu bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.

Gjilani do të jetë skuadra e parë e Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasi që sulmuesi, përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për Erzenin, Elbasanin dhe verilindorët e Kukësit.

Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grup-moshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë.

Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll, ka njoftuar SC Gjilani.