Sulmuesi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ish-klubin e tij, pas largimit si futbollist i lirë nga Bundesliga

Sulmuesi ka nënshkruar kontratë një vjeçare me ish-klubin e tij, pas largimit si futbollist i lirë nga Bundesliga

Ajax kanë kompletuar transferimin e Klaas-Jan Huntelaar si transferim i lirë pas përfundimit të sezonit 2016-17. Sulmuesi me përvojë ishte në treg si futbollist i lirë pas largimit nga Schalke, dhe ish klubi i tij Ajax e shfrytëzuan situatën.

Ajax ishin të interesuar që të shtojnë edhe një sulmues me përvojë talentit në sulm Kasper Dollberg, dhe një kohë të gjatë tani ishin të lidhur me holandezin, shkruan rtv21.tv.

33 vjeçari ka qenë pjesë e Ajax-it në vitit 2006 deri më 2008, duke shënuar 105 gola në 136 paraqitje në të gjitha garat.

“Nuk është sekret që Ajax janë klubi im, dhe jam tepër i lumtur për rikthimin”, komentoi Huntelaar në lidhje me transferimin e tij.

Huntelaar në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e Real Madrid-it, Milan-it dhe Schalke-s./21Media

Huntelaar Ajax GFX