Klubi futbollistik Drenica sot informoi përmes faqes zyrtare se drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

“Trajneri 42 vjeçar, do të prezentohet nesër në ambientet e KF Drenica dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.”, bëri të ditur KF Drenica.

Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.

Ndryshe, mbrëmë klubi futbollistik Drenica sonte përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit informoi se dha dorëheqje trajneri i kësaj skuadre, Fadil Rama. Sipas klubit, Rama e liroi postin pas rezultateve jo të mira në këtë fillim të kampionatit të ri./21Media