Zyrtare: Lista Serbe kthehet në institucione

Mbledhja është dashur të fillojë në ora 12:00

Udhëheqësi i Listes Serbe, Slavko Simiq, po merr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e cila është dashur të fillojë në orën 12:00.

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot për të caktuar seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Gjatë mbledhjes pritet të bisedohet për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierës e Sibovcit.

Ndryshe, Lista Serbe në shenjë kundërshtimi me miratimin e ligjit për Trepcën dhe për Investimet Strategjike që prej tetorit të vitit të kaluar ka bojkotuar punën e institucioneve të vendit, përfshirë edhe Kuvendin. Një përpjekje për kthim u bë pak muaj më parë kur një grup i ndarë i Listës u kthye në Kuvend, duke përjashtuar dy deputetë të saj dhe duke zëvendësuar njërin ministër të Listës me një tjetër. Lista Serbe sërish doli nga institucionet e Kosovës dhe rikthimi i paralajmëruar mund t’i japë fund bojkotit disa muajsh./21Media

Back to top button