​Zyrtare, Liverpooli kompleton nënshkrimin e Dominik Szoboszlai

Liverpooli ka bërë të ditur se ka kompletuar transferimin e 22 vjeçarit Dominik Szoboszlai.

Mesfushori hungarez bëhet blerja e dytë etë kuqve në këtë afata kalimtar pasi ra dakord me kushtet personale dhe përfundoi me sukses testet mjekësore, duke ndjekur hapat e Alexis Mac Allister.

Szoboszlai vjen në “Anfield” pas dy vitesh e gjysmë në Bundesligë me Leipzigun, ku bëri 91 paraqitje në të gjitha garat.

22-vjeçari tha se është tejet entuziast për këtë transferim dhe se mezi pret të zbresë në fushë.

“Është vërtet shumë mirë. Mpres t’i njoh të gjithë. Tre apo katër ditët e fundit shkuan shumë mirë; nuk ishte aq e lehtë. Por në fund jam këtu, jam i lumtur dhe mezi pres të filloj. Një klub vërtet historik, lojtarë vërtet të mirë, trajner i mirë, gjithçka është mirë. Për mua ishte perfekte të bëja hapin tjetër në një klub si ky. Tifozët, stadiumi, gjithçka është shumë mirë.”, tha ai.

Szoboszlai është produkt i sistemit të zhvillimit të të rinjve në klubin austriak Red Bull Salzburg.

Në nivel ndërkombëtar, ai ka 32 paraqitje dhe shtatë gola për Hungarinë.

Back to top button