Zyrtare: Maluma dhe Myriam Fares do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar

Kritikat që Katari mori për mos respektimin e të drejtave të njeriut bëri që artistë të njohur botëror të refuzojnë ftesën për të kënduar në hapjen e madhe të Kampionatit Botëror Latar 2022 që nis këtë të diel me 20 nëntor.
E ftesën e refuzoi edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Duke pohuar se nuk ka qenë e negociuar që të performojë . Ftesën thuhet se hodhi poshtë edhe Shakira.
Megjithatë janë konfirmuar artistët që do të këndojnë në ceremoninë hapëse, ata jaanë këngëtari kolumbian me famë botërore, Maluma dhe këngëtarja e famshme libaneze, Myriam Fares.
“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s./21Media

Back to top button