Mavraj te Bundesliga e dytë gjermane

Mavraj te Bundesliga e dytë gjermane

U përfol shumë edhe për një transferim të mundshëm te Kukësi, por karriera e Mërgim Mavrajt do të vazhdojë në Bundesligën e dytë gjermane.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pasi mbylli aventurën me Ingolstadt, firmosi zyrtarisht për 2 vjet me Greuther Furth. Në këtë skuadër ai luajti për 3 sezone e gjysmë nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi i Greuther Furth me një postim në faqen zyrtare në Twitter, ndërsa termat financiarë të marrëveshjes nuk u bënë ende të ditura.

“Mërgim Mavraj rikthehet te Greuther Furth. Nënshkroi marrëveshje 2-vjeçare.”, thuhet në njoftimin e klubit.