ZYRTARE: McGregor i jep fund karrierës
26 Mars 2019
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai
Conor McGregor i ka dhënë fund karrierës nga sporti i “Miksimi i Arteve Marciale”. Ylli irlandez i UFC-së, përmes llogarisë zyrtare në Twitter se ka përfunduar karrierën prej luftëtari.
“Hej, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur të largohem nga sporti i njohur si “Artet Marciale” sot. Ju dëshiroj suksese kolegëve të mi të vjetër. Tani bashkohem me ish-partnerët e mi në këtë sipërmarrje, tashmë që kanë mbyllur karrierën. Pina Colada e duhur për mua!”, ka shkruar McGregor.
Hey guys quick announcement, I’ve decided to retire from the sport formally known as “Mixed Martial Art” today.
I wish all my old colleagues well going forward in competition.
I now join my former partners on this venture, already in retirement.
Proper Pina Coladas on me fellas!— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) March 26, 2019
Javë më parë, Conor McGregor është arrestuar në Miami, nën akuzën se ka thyer telefonin e një fansi që u përpoq të bënte fotografi me Gregorin. Fansi dhe McGregori ishin duke u larguar nga hoteli, derisa fansi u përpoq të dilte në fotografi me të. McGregori e goditi telefonin e viktimës, duke ia gjuajtur për tokë. I pandehuri më pas e shkeli me këmbë disa herë.
Gjithashtu, irlandezi është duke u akuzuar edhe për grabitje të armatosur dhe disa vepra të tjera penale./21Media