Ndeshja gjysmë finale mes Maqedonisë dhe Kosovës do të zhvillohet pa publik

Ndeshja gjysmë finale mes Maqedonisë dhe Kosovës do të zhvillohet pa publik

Këtë informacion e dha ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe,  i cili tha se këtë vendim e merr pas rekomandimit që mori nga Reparti për sëmundje Infektive.

“Me rekomandim të Repartit për Sëmundje Infektive, 30-të ditët e ardhshme çdo organizim sportiv do të zhvillohet pa praninë e publikut”, tha mes tjerash Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe.

Ndeshja do të luhet më 26 mars në Maqedoni./21Media