Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot deklaroi se Shqipëria më 1 qershor do t’i hap kufinjtë tokësorë për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Kryeministri përmes një live në facebook tha se plazhet për turistët do të hapen 10 ditë më vonë, pra pas 10 qershorit.

Rama tha se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve të orarave në Tiranë dhe qytet të tjera, ndërsa, fundjava pa makina ai tha se do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela./21Media