Euro 2020 shtyhet për një vit

Euro 2020 shtyhet për një vit

Në mbledhjen e mbajtur sot me videolidhje nga UEFA, është vendosur që Kampionati Evropian i cili ishte planifikuar të zhvillohej këtë vit, të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Tash Kampionati Europian do të mbahet në Euro2021 prej 11 qershor deri më 11 korrik në 2021.

Ndeshjet e play-off për kualifikim për Kampionatin Evropian të parapara të zhvillohën në fund të marsit 2020, janë shtyer për qershor 2020. Detajet tjera do të jepen nga grupi punues i UEFA-s

Ligat kombëtare dhe garat evropiane për klube të përfundojnë deri më 30 qershor 2020, kur është finalja e Ligës së Kampionëve. Për ligat e ranguara nga pozicioni 48-55 ku bënë pjesë edhe Kosova, afati për të përfunduar ligën është 21 qershor.

Poashtu është vendosur që të shtyhen edhe garat e femrave dhe kategorive të reja.

Krejt kjo do të ndodh për shkak të koronavirusit, virus ky që ka përfshirë gjithë Evropën duke shkaktuar edhe një numër të madh viktimash./21Media