Zyrtarë të EULEX-it janë futur në shtëpinë e Kadri Veselit në Prishtinë. Vetura të EULEX-it janë parë në oborrin e selisë së PDK-së në qendër të Prishtinës.

Pjesëtarë të EULEX-it, sot në mëngjes ia kanë shkuar edhe në shtëpinë e ish-presidentit, Hashim Thaçi, kreut të PDK-së Kadri Veseli dhe kryetarit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Dje, Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli u dërguan në Hagë, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale./21Media