Rrahmani ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023

Rrahmani ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023

“Hellas Verona” sot ka publikuar lajmin e zyrtarizimit të futbollistit shqiptar, Amir Rrahmanit.

Skuadra nga Serie A, ka shkruar se Rrahmani do jetë pjesë e tyre deri në vitin 2023.

“Nga 1 korriku mbrojtësi Amir Rrahmani (1994), do jetë futbollist i ri i Hellas Verona. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023”, është shkruar në njoftimin zyrtar.

Rrahmani është transferuar te Verona për 2.1 milionë euro nga Dinamo Zagreb.

Në të kaluarën Rrahmani ka qenë pjesë e skuadrave si Drenica, Partizani i Tiranës.