Danimarka u bë sot vendi i parë në botë që do të ndalojë përfundimisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Por gjatë konferencës ku u njoftua vendimi, drejtueses së agjencisë së ilaçeve të Danimarkës, Tanja Erichsen, i ra të fikët.

Teksa ministri danez po fliste për vaksinën AstraZeneca, zyrtarja humbi ndjenjat duke u shembur në tokë.

Ajo u dërgua në spital dhe sipas BBC gjendja e saj është e mirë.