Zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane kanë thënë se votimi për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020 ishte “më i sigurti në historinë amerikane”, duke hedhur poshtë pretendimet e Donald Trump për mashtrim.

“Nuk ka asnjë provë që ndonjë sistem votimi fshiu ose humbi votat, ndryshoi votat ose ishte në ndonjë mënyrë i kompromentuar,” njoftoi komiteti.

Reagimi i tyre vije pasi Trump pretendoi pa prova 2.7 milionë vota për të u “fshihen” në zgjedhjet e javës së kaluar, transmeton rtv21.tv.

Trump ende nuk ka pranuar fituesin e parashikuar, demokratin Joe Biden.

Ai ka nisur një sërë procesesh ligjore për rezultatet e parashikuara në shtetet kryesore dhe ngriti akuza të pabazuara për mashtrim të gjerë zgjedhor./21Media