Posta e Kosovës me anë të një komunikate kanë bërë të ditur se një zyrtari i është ndërprerë marrëdhënia e punës për shkak të keqpërdorimit të detyrës.

“Sot në një nga zyret regjionale të Postës së Kosovës, një zyrtar ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare në vendin e punës. Posta e Kosovës lidhur me këtë rast, menjëherë ka ngritur procedurë administrative ndaj zyrtarit, ndërsa ka marr vendimin për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës.”, thuhet në komunikatën e tyre./21Media