Shërbimi Korrektues i Kosovës sot rreth orës 11:40 në bazë të informacioneve paraprake, ka arritur të parandaloi futjen e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë.

Me të pranuar informatat se një zyrtar korrektues dyshohet për shpërndarje të lëndëve të dyshuara narkotike brenda Qendrës, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e Policisë për intervistim. Po ashtu, policia ka konfiskuar substancën e dyshuar narkotike për ekzaminim të mëtejmë. Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore”, thuhet në njoftimiin e SHKK-së./21Media