Zyrtarizimi i raporteve diplomatike Kosovë- Izrael: Engel e quan ditë të madhe

 

Ish kongresisti amerikan Eliot Engel, i cili ishte zë i fuqishëm pro Kosovës në kongresin amerikan, ka përshendetur  vendosjen e raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. Ai e ka quajtur këtë ditë të madhe për të dyja vendet.

“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel në rrjetet sociale.

Dje Kosova dhe Izraeli vendosën zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. Kjo erdhi pas njohjes së Kosovës nga Izraeli me 4 shtator. /21Media

Back to top button