1 milion euro për Suharekën

Suhareka bëhet me Sheshin e Qytetit

Suhareka do rë bëhet me sheshin e qytetit “Brigada 123”.  Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj komunë, Bali Muharremaj.

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Infrastrukturës për këtë projekt ka ndarë 1 milion euro.

“Morëm zotimin për përkrahje financiare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në ndërtimin e sheshit të Suharekës “Brigada 123”.

Dua ta falenderoj Ministrin Pal Lekaj për mbështetjen dhe angazhimin në emër të qytetarëve të Komunës tonë.”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Sa i përket këtij projekti ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se do të jenë pranë gjithsecilës komunë dhe qytetarë./21Media

Back to top button