19 udhëtarë vdesin nga rrëzimi i autobusit në lumin e ngrirë
Aksident në Rusi
Nëntëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në lindje të Rusisë pas rënies së një autobusi me udhëtarë në një lum të ngrirë, deklaruan autoritetet.
“Sipas informacioneve, të paktën 19 persona kanë vdekur derisa 21 janë lënduar”, thuhet në komunikatën e autoriteteve.
Autobusi ishte duke udhëtuar me 43 udhëtar dhe një shofer nga fshati Sretensk në qytetin Chita në lindje të Moskës në momentin kur ka rënë nga ura e lumit Kuega tha në njoftimin e Ministrisë së Situatave Emergjente të Rusisë.
Rusia njihet për pakujdesin në rrugë dhe sipas statistikave, 18,214 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku vitin e kaluar./21Media