Si të ndalet trendi i ekonomisë joformale në Kosovë?

Hamza: Ka rënie të ekonomisë informale nga 32.7 në 31.7 për qind.- Apostolova: Institucionet të punojnë  më shumë në luftimin e kësaj dukurie

Zyra e BE-së në Kosovë bashkë me Ministrinë e Financave, ka prezantuar raportin për  Vlerësimin e vëllimit të ekonomisë joformale në Kosovë.  U tha se informaliteti në Kosovë është prezent mbi mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian dhe në vitin 2015, krahasuar me periudhën e mëhershme referuese 2013, ka rënie nga 32.7 në 31.7 për qind.  Shefja e BE-së Nataliya Apostolova, tha se në Kosovë nuk është bërë mjaftueshëm për ta luftuar ekonominë joformale  dhe kërkoi nga institucioent që të merren më seriozisht me këtë çështje./21Media

 

 

 

Back to top button