A e dini se edhe fëmijët e Ibrahim Tatlisesit janë këngëtarë

1 min read

Ibrahim Tatlises është një ndër këngëtaret më të famshëm në Turqi. Ai  është komentuar gjithmonë për jetën e tij personale.

Këngëtari 70 vjeçar ishte martuar 4 herë dhe kishte fëmijë nga secili prej bashkëshortëve të tij.

Ibrahimi është baba i shtatë fëmijëve, İdo Tatlıses, Dilan Çıtak, Ahmet Tatlı, Melek Zubeyde Tatlı, Gülşen Tatlı, Elif Ada Tatlı dhe Gulden Tatlı. İbrahimi ka  9 nipër e mbesa.

Ido dhe Dilani janë më të njohurit për publikun pasi që ata kanë ndjekur rrugën e babait dhe merren me muzikë.

Si Ido ashtu edhe Dilani kanë publikuar projektet e tyre. Veç këngëve të tyre Dilani dhe Ido kanë risjell disa nga hitet e babait të tyre.

 

E ftuar në programin e babait të saj, “Ibo Show” javën e kaluar Dilani me zërin e saj teksa e këndoi këngën “Aramam” e bëri të qaj Ibrahimin./21Media